10:01 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

Carlos Tevez-i shtrihet në spital, ndjeu dhembje në gjoks

Legjenda e futbollit argjentinas, Carlos Tevez është shtirirë në spital për shkak se ndjeu dhimbje në gjoks.

Tani trajner i Independientes, Tevez ndjehu dhimbje në gjoks dhe tashmë është i shtrirë në spital duke i bërë disa teste, shkruan Indeksonline

“Trajneri ynë shkoi në spitalin La Trinidad në San Isidro me dhimbje gjoksi. Ata kryen testet përkatese dhe ato dolën mirë. Sot do të vazhdojë një serë analizash”, shkruhet në raportimin e klubit

Mediat lokale në Argjentinë raportojnë se ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Unitedit ka probleme me stresin.

Kujtojmë që si trajner Tevez ka udhëhequr klubin e tij në 14 ndeshje gjatë këtij sezoni, duke grumbulluar 23 pikë, me gjashtë fitore, pesë barazime dhe tri humbje./Indeksonline/