75 Mall Live Search
16:59 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / L A

Como i jep “shkollë” Juventusit, shkëlqen Vojvoda

Como ka arritur një fitore të madhe në Serie A.

Ata mposhtën Juventusin, me rezultat bindës 0-2 me ndeshjen që u zhvillua në “Allianz Stadium”.

I jashtëzakonshëm ishte ylli jonë Mërgim Vojvoda, i cili shënoi një gol të bukur në këtë ndeshje, ndërsa Caqueret ai që shënoi golin e dytë.

Ndërsa kosovari tjetër, Edon Zhegrova nuk u aktivizua edhe këtë herë nga Luciano Spalleti.

Me fitoren e sotme, Como mbetet në pozitën e 6-të me 45 pikë, një më pak se Juventusi në vend të 5-të./IndeksOnline/