75 Mall Live Search
22:22 / E Martë, 10 Mars 2026 / L A

De Gea i jep përkrahjen portierit “tragjik” të Tottenhamit

Antonin Kinsky ka pasur një debutim për t’u harruar në Ligën e Kampionëve.

Kjo pasi që ai mori 3 gola në 16 minuta këtë ndeshje, ku dhe më pas u zëvëndësua menjëherë nga Guglielmo Vicario.

Dhe pas kësaj erdhi përkrahja nga legjenda e Manchester Unitedit dhe Atletico Madridit, David De Gea i cili bëri një postim në “X”.

“Askush që nuk ka qenë portier nuk mund ta kuptojë sa e vështirë është të luash në këtë pozicion. Mbaje kokën lart dhe do të luash përsëri”, ishin fjalët e De Geas./IndeksOnline/