75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 06 Gusht 2024 / AR

DiCaprio-s i ndodh e papritura, pickohet nga kandili i detit

Leonardo DiCaprio ka pësuar një aksident të vogël gjatë pushimeve të tij në Sardenjë, ku po shijon me të dashurën e tij 26-vjeçare Vittoria Ceretti.

Teksa po notonin në det, aktori 49-vjeçar është pickuar nga një kandil deti. Më pas ai u hodh në jaht, i ndjekur nga Vittoria. Ekuipazhi i jahtit u hodh brenda dhe riparoi plagën e DiCaprios, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se DiCaprio dhe Vittoria kanë shkuar në pushime disa herë.

Në jahtin luksoz po kënaqen edhe aktori Tobey Maguire dhe modelja Babette Strijbos. 

Së fundmi mediat e huaja spekuluan se aktori i njohur po martohet pasi Vittoria është fotografuar me një unazë të madhe diamanti në gishtin e unazës. DiCaprio dhe Vittoria janë në lidhje që prej verës së kaluar dhe kjo nuk është hera e parë që përflitet për fejesën e tyre./Indeksonline/