13:09 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

Distria Krasniqi kalon pengesën e parë në Kroaci

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Kampionatin Europian në Kroaci.

Fituesja e medaljes olimpike mposhti kundërshtaren e saj nga Ukraina, Anna Borodina në kategorinë -52 kilogram, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Distria është kualifikuar në raundin tjetër në Kroaci.

Ajo do të takohet me xhudisten nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz./Indeksonline/