DJ kosovar po vjen me “EP”, dy këngë në bashkëpunim me DJ-n e njohur ndërkombëtar

Performancat e DJ Caboo mbahen mend gjatë. Ai po punon fuqishëm në krijimin e hiteve që po “çmendin” publikun.
Ai ka përgatitur një “EP” ku do të listohen këngët e tij të cilat pritet të dalin disa në muajin nëntor, disa në dhjetor dhe në janar të 2025-s.
E veçanta kësaj radhe është se dy bashkëpunime i ka sjell me një DJ nga Spanja RGK Zuhaitza. Vlen të ceken edhe bashkëpuntorët e labelit si Reckoning Records nga Toronto, Coco Juice Records nga Columbia si dhe Satsuma Music nga Turqia.

Energjik dhe tejet atraktiv, kjo po e bën që Caboo të jetë ndër emrat më të kërkuar për mbrëmje muzikore./Indeksonline/
