15:39 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / S Z

Dogana gjen mall të kontrabanduar në autobusin Tiranë-Prishtinë

Sot gjatë kontrolleve rutinore në vijën e dytë të qarkullimit, njësit antikontrabandës në Vermicë kanë ndaluar për kontroll një autobus që operonte në linjën Tiranë – Prishtinë. Kontrolli ka zbuluar sasi të konsiderueshme të mallit të padeklaruar.

Gjatë kontrollës së autobusit, është identifikuar sasi e konsiderueshme e auto-pjesëve dhe instrumentave tabelorë, me një vlerë të përgjithshme prej 6,000.00 Euro. Të gjitha këto mallra ishin të pa dokumentuara dhe të padeklaruara në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës. Mallrat e padeklaruar dhe pa dokumentacion janë sekuestruar menjëherë.

“Njëkohësisht, janë nisur procedurat kundërvajtëse kundër subjektit. Njësit e Doganës vazhdojnë të angazhohen në mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës dhe luftën kundër veprimeve të paligjshme të transportit të mallrave dhe produkteve të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi