09:29 / E Martë, 16 Prill 2024 / L K

“Dream team”, SHBA-ja merr skuadrën e frikshme në Lojërat Olimpike

Tashmë dihen 11 nga 12 emrat që do të marrin pjesë në eventin olimpik në Paris. 11 nga 12 emrat që do të përbëjnë ekipin janë tashmë të njohur dhe është një skuadër e frikshme.

Për një vend synojnë ftesën yje si Kawhi Leonard, Jalen Brunson, Paolo Banchero, Jaylen Brown.

LeBron James ishte i pari që u regjistrua. Në moshën 39-vjeçare, gjithçka tregon se do të jetë kërcimi i tij i fundit me kombëtaren.

Mund të jetë gjithashtu turneu i fundit për Kevin Durant, i cili është 35 vjeç dhe do të ndjekë medaljen e katërt të artë.

Në shortin për turneun olimpik, skuadra e Shteteve të Bashkuara u vendos në grupin C së bashku me Serbinë, Sudanin e Jugut dhe kampionen e Kualifikimeve Olimpike që do të zhvillohen në Porto Riko./Indeksonline/