75 Mall Live Search
17:27 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / L A

Dy lojtarët e PSG-së nuk i zgjatin dorën njëri-tjetrit

Lojtarët e PSG-së zhvilluan ndeshje miqësore mes vete.

Pas përfundimit të sezonit ata e përgatitën veten si kundërshtar, pak para finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, që zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Ajo çka mori vëmendje është se dy lojtarët e PSG-së, Ilia Zabarnyi dhe Matvey Safonov nuk i zgjatën dorën njëri-tjetrit.

Arsyeja tashmë është e ditur, shkaku i luftës në Ukrainë me mbrojtësin Zabarnyi që është ukrainas dhe Safonov i cili është rus duke e vendosur situatën mes dy shteteve edhe në ambientet futbollistike./IndeksOnline/