13:15 / E Martë, 30 Prill 2024 / L K

E dhunuara gjatë luftës në Kosovë: Askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Një grua e cila ishte viktimë e dhunimit gjatë luftës së fundit në Kosovë është bërë pjesë e emisionit “Radar” me Edita Dolin përmes një telefonate.

Ajo tregoi tha se askush nga familjarët e saj nuk kanë informacion për dhunimin që i është bërë 25 vjet më parë.

“Askush nuk e din, pos qendrës. S’kam pasur kurrë guximin me fol…”

Gjithashtu tha se nuk është në marrëdhënie pune, por e ka një pension mujor.