09:30 / E Premte, 03 Maj 2024 / k.v

E goditi veturën e 2 vajzave dhe një mashkulli në Graçanicë, arrestohet për vrasje në tentativë

Është arrestuar një person në Graçanicë pasi që dyshohet se me veturën e tij ka goditur veturën në të cilën ndodheshin dy femra dhe një mashkull.

Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është hapur rast për vrasje në tentativë.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/