10:08 / E Enjte, 27 Prill 2023 / AR

Edi Furra realizon recitalin e ëndërruar “25 vjet me Edin, çerek shekulli këngë magji”

Këngëtari i muzikës së mirëfilltë, Edi Furra, mbrëmë ka vënë në skenë recitalin e tij të parë me titull “25 vjet me Edin, çerek shekulli këngë magji”.

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, në praninë e figurave të rëndësishme të jetës publike, por edhe familjarëve, miqve e dashamirëve të këngës, Edi Furra ka sjell një koncert solistik të jashtëzakonshëm.

No description available.

“25 vjet me Edin, çerek shekulli këngë magji”, ishte një shfaqje e rrallë  muzikore ku këngëtari  interpretoj këngë nga repertori i tij që përfshinë të gjitha trojet shqiptare. Koncerti me 20 interpretime, filloi me këngën “Kenke nuri bukurisë” dhe u mbyll me këngën “Bishtalecat,” i shoqëruar gjithnjë nga një orkestër profesionist që krijojë atmosferë festive të muzikës popullore shqipe.

“Kjo që realizova sonte, ishte ëndërr imja dhe jam i lumtur që këtë ma mundësoi publiku i zjarrtë në sallë”, ka thënë këngëtari, duke falënderuar njëkohësisht udhëheqësin artistik Florent Boshnjakun dhe gjithë ekipin e tij.

No description available.