Eni i bashkohet trendit të ‘Tiktokut’, shpalos marrëdhënien me vjehrrën

Këngëtarja Eni Koçi ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që ka me vjehrrën e saj.
Ajo ka postuar një status ku bën një shaka për vjehrrën, duke thënë: “Nëse mendon që Big Brother po të vëzhgon… prit sa të njohësh vjehrrën time”, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, pas kësaj shake, Eni ka theksuar se ajo ka vjehrrën më të mirë në botë, duke treguar vlerësimin dhe dashurinë që ka për të.
Kjo ka nxitur reagime pozitive nga fansat, të cilët kanë komentuar për marrëdhënien e ngrohtë dhe harmoninë që Eni ka me familjen e saj.
Eni vazhdon të jetë një figurë shumë e dashur për publikun, dhe marrëdhënia e saj me vjehrrën është një tjetër dëshmi e lidhjeve të forta dhe të dashura që ajo ka në jetën e saj./Indeksonline/