Është më i kërkuari në Premierligë, Semenyo drejt gjigantit anglez
Antoine Semenyo do të largohet nga Bournemouthi gjatë merkatos së janarit.
Ganezi, i cili po shkëlqen me “Qershitë” është gati të bëjë hapin e tij të madh në karrierë.
Klubet si Chelsea, Tottenhami, Manchester United kanë luftuar për shërbimet e Semenyos, por duket se ai ka bërë zgjedhjen e tij ku ka vendosur t’i bashkohet Manchester Cityt.
Manchester City, ka bërë presion në 12 orët e fundit për të përshpejtuar bisedimet dhe se doli të jetë vendimtare në arritjen e shërbimeve të tij.
Ai numëron 16 paraqitje ku ka shënuar 8 gola dhe 3 asiste këtë sezon./IndeksOnline/

