Fati i “buzëqesh” Napolit, e mposht Genoan në frymën e fundit
Napoli ka arritur një fitore të vështirë në Serie A.
Kampionët e Italisë, e mposhtën Genoan me rezultat 2-3 në “Luigi Ferraris”.
Në ndeshje pati paraqitje të mirë edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani i cili dhuroi një asist.
Golat u realizuan nga McTominay dhe Hojlund (2 gola), ndërsa për Genoan shënoi Malinovskyi dhe Colombo.
Me këtë fitore, Napoli mbetet në pozitën e 3-të me 49 pikë, ndërsa Genoa e 16-ta me 23 pikë./IndeksOnline/

