75 Mall Live Search
15:45 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / AR

Festivali i Sidneit/ Vdesin dy persona, 70 akuzohen për drogë

Dy persona kanë vdekur nga mbidozat e drogës dhe 10 të tjerë u dërguan në spital pasi morën pjesë në festivalin Knockout Outdoor në Giants Stadium, Sydney Showground.

Viktimat të moshës 26 dhe 21 vjeçare kanë ndërruar jetë në spital pasi mjekët nuk arritën t’i shpëtonin në njarjen e muzikës elektronike e cila u mbajt të shtunën (30 shtator), transmeton Indeksonline.

Sipas ‘The Guardian’, policia po e heton shkakun e dy vdekjeve por nuk ishte në gjendje ttë konfirmonin nëse burrat kishin marrë drogë.

“Është e tmerrshme. Këto janë ngjarje që organizohen për t’u argëtuar me shoqërinë”, deklaruan ata.

Pë më tepër tetë person u akuzuan për droë ndërsa dy persona u arrestuan për sulm ndaj policisë./Indeksonline/