75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / S Z

Fillon asfaltimi i “Rrugës D” në Mat

Komuna e Prishtinës ka filluar asfaltimin e “Rrugës D”, në lagjen Mat. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës Krenar Xhaferi.  Xhaferi ka thënë se  komuna e Prishtin[s nuk po ndalet nga projekti në projekt. Ndërsa ka shtuar se asfaltimi i kësaj rruge do të shërbejë për shumë banorë të cilët jetojnë në këtë pjesë të kryeqytetit.

“Kemi asfaltuar një segment të “Rrugës D” në Mat. Kjo rrugë shërben për banorët e shumtë të objekteve banesore të kësaj pjese.  Nga projekti, në projekt”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.