13:18 / E Enjte, 25 Prill 2024 / S Z

Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin

Ka nisur takimi i përbashkët midis kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësimin e emisarit evropian për të vazhduar diskutimet e asaj që quhet ‘çështja e dinarit”.

Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq më ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçakut do duhej të deklarohen lidhur me propozimin evropian për mënyrat si të zbatohet rregullorja e BQK-së sipas të cilës, euro është valuta e vetmja e vlefshme për pagesa me para të gatshme.

Është ky takimi i pestë e kryenegociatorëve ku trajtohet e njëjta çështje. Në takimin e fundit nuk u zhvillua takimi i përbashkët meqë pala serbe erdhi me propozim të ri, ndonëse takimi ishte organizuar për tu deklaruar palët lidhur me propozimin evropian. Këtë propozim e pranon pala Kosova, ashtu siç kishte deklaruar Besnik Bislimi.

Kësaj radhe nuk janë zhvilluar takimet e ndara midis delegacioneve dhe ndërmjetësit evropian, por është kaluar direkt në takimin trilateral./RTK