75 Mall Live Search
19:29 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / S Z

Gërvalla -ndërkombëtarëve: Politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar, regjimi i Vuçiqit kërcënim për Evropën

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar.

Ky reagim i Gërvallës vjen pasi sot autoritetet e Kosovës konfirmuan se një nga terroristët e vrarë që mori pjesë në sulmin kriminal në Banjskë ka shërbyer si truprojë e shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin, në vitin 2013.

”I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Nevojitet një ndryshim thelbësor. Regjimi i Vuçiqit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi biznesit si zakonisht“, ka shkruar ajo në Twitter, të mërkurën

Tutje, Gërvalla tha se tek ish-truproja e Vulinit, autoritetet e Kosovës gjetën një certifikatë që e lidh drejtpërdrejt ushtrinë serbe.