09:36 / E Hënë, 29 Prill 2024 / k.v

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj

Është gjetfur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete të dielën në Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se rasti po hetohet ndonëse trupi i pajetë i viktimës pas shikimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësorë i emergjencës,  nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës pas shikimit të vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/