Gjendet trupi i pajetë i personit të zhdukur në Livoq
Zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë gjetur trupin e pajetë të personit të raportuar të zhdukur një ditë më parë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se trupi u gjet rreth orës 12:45 në pendën e fshatit Livoq dhe vdekja u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

