75 Mall Live Search
13:46 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / L A

Identiteti i serbit të arrestuar për krime lufte në Kaçanik

Prokuroria e Shtetit, përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.D.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Mësohet se i arrestuari është Aco Dejanovic