Inspektorati i Prishtinës, brenda 2 jave, shqipton 158 gjoba

Inspektorati i Prishtinës dy javët e fundit gjatë punës në terren ka shqiptuar 158 gjoba për mosrespektimi të akteve të ndryshme.
Sipas inspektoratit kjo gjë ka shkaktuar probleme të shumta edhe në mbarëvajtjen e komunikacionit të kryeqytetit .
“Inspektorati i kryeqytetit për gjatë dy javëve të fundit gjatë punës në terren ka shqiptuar 158 gjoba të ndryshme për mos respektim të akteve të ndryshme të kryeqytetit duke shkaktuar në këtë mënyrë probleme të shumta edhe në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet”, ka shkruar inspektorati në Facebook.
Në njoftimin e Inspektoratit të kryeqytetit thuhet se aksionet dhe kontrollet e tilla, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.