11:41 / E Martë, 16 Prill 2024 / L K

Inspektorati i Prishtinës konfiskon disa vetura të parkuara në trotuare dhe në hapësira publike

Inspektorati i Kryeqytetit sot me dy aksione të ndryshme sot ka bërë lirimin e hapësirave publike – trotuareve në kryeqytet.

Në rrugën Tirana janë larguar e konfiskuar disa vetura të cilat hapësirat e gjelbërta dhe trotuaret i kishin shndërruar në vend parkim ilegal të veturave private.

Ndërsa në aksionin tjetër, në zonën qendër të kryeqytetit janë liruar hapësirat të cilat ishin bllokuar me pengesa të ndryshme nga disa qytetarë, pengesa të cilat kishin ngushtuar vendkalimet dhe pengonin qarkullimin e lirë të këmbësorëve në atë zonë, ka njoftuar Inspektorati, përcjell IndeksOnline.