Interi me përmirësim të hatashëm të bilancit financiar, rekord për Serie-n A

Këshilli i administratës së Interit ka miratuar bilancin për sezonin 2025/26.
Ai mbyllet me një fitim neto prej 35,4 milionë eurosh (fitimi i parë pas 15 vjetësh), që krahasuar me humbjen prej 35,7 milionë eurosh të vitit të kaluar, tregon një përmirësim prej 70 milionë eurosh.
Të ardhurat, me vlerë 567 milionë euro, vendosin një rekord të ri për klubin dhe për Serie-n A.
Një rezultat i arritur siç raportohet në komunikatën zyrtare të zikaltërve – “falë një rritjeje të të ardhurave nga garat vendëse dhe evropiane, si edhe pjesëmarrjes në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube të FIFA-s.
Paralelisht është regjistruar edhe një rritje organike e të ardhurave tregtare nga sponsorët dhe nga ditët e ndeshjeve”.
“Krahasuar me obligacionin e mëparshëm, shuma më e ulët dhe kostoja më e reduktuar e kapitalit të arritura për vendosjen private përfaqësojnë një hap të mëtejshëm në angazhimin e klubit për suksesin afatgjatë dhe stabilitetin financiar, duke forcuar zhvillimin e klubit brenda dhe jashtë fushës”, përmbyllet komunikata e klubit.