Irani mund ta sulmojë Izraelin në 48 orët e ardhshme

Izraeli thuhet po përgatitet për një sulm iranian në 24 deri në 48 orët e ardhshme. Kjo është raportuar nga Wall Street Journal. Sipas një burimi të brendshëm iranian, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për sulmin.
Sipas burimit amerikan, sulmi i mundshëm iranian do të përqendrohej në Izrael dhe jo në objektet e tij jashtë vendit, të cilat janë sulmuar vazhdimisht në të kaluarën.
Në funksion të një sulmi të mundshëm hakmarrës iranian ndaj Izraelit, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u ka bërë thirrje kolegëve të tij në Kinë, Turqi dhe Arabinë Saudite që të pengojnë Iranin nga përshkallëzimi./Indeksonline/