75 Mall Live Search
13:14 / E Enjte, 02 Maj 2024 / G T

Kërcënohet me vdekje, Di Maria nuk kthehet tek ish-skuadra e fëmijërisë

Angel Di Maria ishte afër të rikthehej tek ish-skuadra e tij e fëmijërisë gjatë afatit të verës.

Por, futbollisti momental i Benficas e ka anuluar një gjë të tillë për një arsye tejet interesante, shkruan Indeksonline

Siç raporton “Tyc Sports”, Di Maria ka marrë kërcënime serioze nga trafrikantët e drogës, prandaj e ka anuluar një transferim të tillë te klubi Rosario Central.

Gjatë këtij sezoni në ligën e Portugalisë, Di Maria ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 11 asiste.

Kontrata me Benfican futbollistit 36-vjeçar i skadon në fund të këtij sezoni./Indeksonline/