08:55 / E Hënë, 22 Prill 2024 / L K

Kërcënoi një femër nga larg, arrestohet porsa hyn në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kaçanik pasi i njëjti kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale një femër derisa ishte jashtë shtetit.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me datën 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale  me datën e lartcekur e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari  pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”