09:11 / E Premte, 19 Prill 2024 / L K

Kërcënoi tri femra, arrestohet një person, në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi më datë 18.04 kishte kanosur tri femra.

Rasti është cilësuar si “Kanosje dhe dhunë në familje”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 18.04.2024 tre viktimat ferma kosovare kanë raportuar se janë kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari  dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell IndeksOnline.