75 Mall Live Search
19:40 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / AR

Kiara e Luizi në kulmin e lumturisë, shëtisin me motoskaf (video)

Çifti Kiara e Luiz po shijojnë stinën e verës duke vizituar vende të ndryshme bregdetare.

Ditën e sotme kanë vendosur ta kalojnë në det, ku shihen duke shëtitur me motoskaf.

Kiara duket tejet e lumtur teksa mbështetet tek Luizi, i cili është ai që e drejton motoskafin.

Të shumta ishin komentet e fansave të cilët po admirojnë për dashurinë e sinqertë edhe pas daljes nga “BBVA”./Indeksonline/