11:46 / E Martë, 23 Prill 2024 / L K

Kompania e famshme e verërave largon 80% të stafit, shkak moti!

Prodhuesi spanjoll i verërave Freixenet ka njoftuar “pushimet e përkohshme” të pothuajse 80 për qind të stafit të saj. Freixenet përmend si arsye thatësirën si arsye të këtij vendimi.

Në rajonin e Penedes ka mungesë uji gje e cila po dëmton në masë të madhe hardhitë e vjetra deri në 30 vjet. Freixenet njoftoi një rekord shitjesh për vitin 2023 dhe tha se do të të rriste numrin e punonjësve në 3,623 punonjës.

Kompanitë spanjolle mund të lirojnë përkohësisht punonjësit dhe të pezullojnë kontratat e tyre në situata të jashtëzakonshme. Pjesë të Gadishullit Iberik po vuajnë nga thatësira më e rëndë në 1200 vjet./Indeksonline/