09:32 / E Enjte, 18 Prill 2024 / S Z

Kryhet me sukses një intervenim kompleks në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer me sukses edhe një intervenim kompleks kirurgjik.

Ky operim kompleks është kryer te një pacient 61- vjeçar ku është intervenuar për një tumor të kokës të pankreasit, përmes metodës: pancreaticoduodenectomy : PEJA- procedure per sec A.Recordare, e patentuar me këtë emërtim për shkak për shkak të metodës unike që kryhet nga kirurgu Italian Alfonso Ricordare dhe ekipi i mjekëve të Spitalit të Pejës.

Intervenimi është kryer nga ekipi i kirurgëve dr. Alfonso Recordare, dr.Fazli Shala , dr.Rifat Dreshaj dhe anesteziologet dr.Emine Shala dhe dr.Ardita Nushi.

Gjendja e pacientit i cili është operuar është e mirë.

“Ky intervenim kirurgjik është vazhdimësi e gjatë e bashkëpunimit profesional në mes të kirurgëve të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe kirurgëve nga Italia me qëllim të përfitimit te njohurive dhe shkathtësive kirurgjike për procedurat e komplikuara kirurgjike “, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.  

Në njoftimin e Spitalit të Pejës po ashtu thuhet se këto intervenime kërkojnë kosto te mëdha, prandaj kryerja e këtyre intervenimeve në Institucionet tona shëndetësore siç është rasti në Spitalin Përgjithshëm në Pejë është një ndihmesë tepër e madhe për pacientët.

“Një falënderim i madh shkon edhe për ekipin mjaft te përgatitur të teknikëve të Anestesionit dhe Instrumentareve të cilët nuk hezituan të punojnë në ditë vikendi vetëm me qëllimin që të kontribuojnë në kryerjen e këtij operimi dhe operimeve të ngjashme për pacientët tonë”, thuhet në njoftim.