10:50 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / L K

Kuajt arratisen në qendër të Londrës, “hallakatet” qyteti (Pamje)

Pesë kuaj të kalorësisë shtëpiake i janë shmangur zyrtarëve që përkujdesen për ta në qendër të Londrës. Qyteti është në panikë nga vrapimi pakontrollë i kuajve.

Një nga kuajt është përplasur me një autobus dykatësh, duke thyer xhamin e përparmë. Kuajt shihet se janë gjakosur nga përplasja e tyre në rrugë.

Rruga e Buckingham Palace u mbyll pas incidentit tronditës dhe u vendos një kordon./Indeksonline/