Legjenda e futbollit gati ta marrë drejtimin e Bayern-it
Gjigandi gjerman Bayern Munich duket se ka gjetur pasuesin e Thomas Tuchelit. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin legjendar dhe tashmë trajner Zinedine Zidane, i cili nuk ka menaxhuar një skuadër që nga viti 2021.
Bayerni, ishte në bisedime dhe me ish-trajnerin e tyre Julian Nagelsmann, por ky i fundit vendosi që të vazhdojë me “Die Mannschaft”, shkruan IndeksOnline.
Përvoja e Zinedine Zidane si trajner është e kufizuar vetëm në Real Madrid, ku ai drejtoi Real Madridin në dy faza të ndryshme (2016-2018 dhe 2019-2021). Francezi, po ashtu ka fituar tre Liga të Kampionëve dhe dy herë ligën e Spanjës dhe ka fituar çdo titull të mundshëm përveç Kupës së Mbretit./IndeksOnline/