Liverpooli publikon formacionin për derbin e Merseyside, Wirtz nis nga stoli

Sot do të zhvillohet derbi i Merseyside mes Liverpoolit dhe Evertonit.
Një ndeshje e rëndësishme në Premierligë, me të dyja skuadrat që do të luftojnë për të fituar këtë ndeshje të rëndësishme.
Kampionët në fuqi të Anglisë, publikuan edhe formacionin e tyre zyrtar për këtë ndeshje.

Ajo çka është interesante është se ylli gjerman, Florian Wirtz do të fillojë ndeshjen nga stoli, me gjermanin që ende nuk po mund të tregojë formën e lartë sikurse te Bayer Leverkuseni.
Përveç Wirtz edhe Isak do të nis ndeshjen nga stoli, ndonëse filloi nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Kujtojmë se derbi i Merseyside, do të zhvillohet sot në orën 13:30, në stadiumin ikonik, “Anfield”./IndeksOnline/