11:02 / E Hënë, 29 Prill 2024 / L K

Lojtari i javës për herë të pestë në Superligë, ja kush e arriti këtë sukses

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit llapjan, Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Krapa, Fatmir Mehmeti dhe Fisnik Ademi.

Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë pasi që për herë të pestë shpallem “Ylli i Javës”, çmim ky që vjen pas paraqitjeve shumë të mira në vazhdimësi të të gjithë ekipit. Kjo po më ndihmon edhe mua të realizoj gola dhe të fitoj këtë çmim. Tek Llapi kemi një atmosferë fantastike dhe jemi shumë të bashkuar, andaj besoj që do ta mbyllim sezonin me trofeun e kampionit që e kemi si synim. Na mbetet që edhe këto pesë ndeshjet e fundit të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë gjithë tifozët llapjanë dhe “Legjendat”, tha Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.