08:48 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Lushaku shkëlqeu në fitoren e Norrkopingut, e mposhti Arbër Zenelin në Suedi

Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Ismet Lushaku, shkruan Indeksonline

Lushaku shënoi një gol të bukur nga distanca për ta barazuar rezultatin në 2:2 dhe më pas skuadra e tij shënoi edhe dy gola tjerë për ta përmbysur rezultatin.

Ky ishte goli i parë i Lushakut me fanellën e Norrkopingut që prej transferimit të tij nga Varbergs Bois në janar të këtij viti.

23-vjeçari në këtë ndeshje ishte kundër lojtarit tjetër kosovar, Arbër Zeneli – i cili luajti 78’të minuta – dhe më pas u zëvendësua nga një tjetër lojtar shqiptar si Dion Krasniqi./Indeksonline/