11:16 / E Hënë, 22 Prill 2024 / L K

Një makinë përplas këmbësorët në Jerusalem, policia: Sulm terrorist

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Jerusalem, ku një makinë ka goditur një grup këmbësorësh në atë që policia e quajti sulm terrorist. Kështu raporton Times of Israel, duke cituar policinë, duke shtuar se 2 nga të plagosurit, të moshës 21 dhe 15 vjeç, janë dërguar në spital.

Dy sulmuesit, siç tregojnë pamjet e para që qarkulluan në rrjetet sociale, pasi u përplasën me disa makina të parkuara, u larguan në këmbë. Në pamje duket se duan të hapin zjarr. Në fakt, pranë makinës është gjetur një automatik i lënë në tokë nga dy të dyshuarit të cilët u larguan.