Meksika dhe Portugalia ndahen në paqe
Është zhvilluar ndeshja miqësore mes Meksikës dhe Portugalisë.
Por në “Azteca”, nuk mundën më shumë se një barazim 0-0, në një ndeshje e cila shihej si parapërgatitëse për Botërorin e kësaj vere.
Portugalia, kishte mungesën e madhe të Cristiano Ronaldos, i cili është aktualisht i lënduar.
Ndeshjen e radhës, Portugalia do ta zhvillojë ndaj nikoqirit tjetër të Botërorit, SHBA-së më 1 prill./IndeksOnline/

