75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 06 Mars 2023 / AR

Mos e humbisni/ Ky është reagimi i djalit të Ririt për çmimet “Oscar”

Rihanna do të marr pjesë në çmimet “Oscar”. E për këtë event të madh ajo ka publikuar një video në “Twitter” të djalit të saj.

Ajo shkroi se djali i saj është mërzitur që vëllai/motra që mban këngëtarja në bark do të shkoj në këtë event ndërsa ai jo, transmeton Indeksonline.

35 vjeçarja zbuloi se është shtatzënë muajin e kaluar, në shfaqjen e shumëpritur në “Super Bowl Half-Time në Arizona.

Këngëtarja ka publikuar foto e video të djalit 10 muajsh i cili lindi në maj të vitit të kaluar

Ajo është nominuar për një çmim “Oscar” në kategorinë si kënga më e mirë origjinale në ceremoninë e së dielës në Los Anxhelos.

Jo vetëm kaq, Riri do të përformoj hitin e saj në eventin kinematografik./Indeksonline/