09:42 / E Hënë, 29 Prill 2024 / k.v

Mosmarrëveshja përfundon më rrahje masive, ndërhyn policia, duke arrestuar disa prej tyre

Pas një mosmarrëveshjeje midis dy grupeve në Ferizaj, ata ishin përfshirë në një rrahje dhe kishin pësuar lëndime trupore, transmeton IndeksOnline.

Katër të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor dhe ata pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Pas një rasti asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë në lokalin e njërit të dyshuar, njësia policore ka gjetur dhe arrestuar dy të dyshuarit e tjerë të cilët ishin arratisur.

Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit  është gjetur një pistoletë dhe një fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/