10:13 / E Martë, 06 Qershor 2023 / AR

Mozzik i pafat, humb qindra mijëra euro – shkaku një vizë pune në SHBA

Përmes rrjeteve sociale, reperi Mozzik kishte publikuar disa postera ku tregonte se do të performonte në Amerikë.

Bashkë me të ishin edhe emra të njohur si Luiz Ejlli, Sinan Vllasaliu etj.

Mirëpo, me anë të një shkrimi në “Instastory” ai dha lajmin e keq për të gjithë fansat që jetojnë atje.

Ai shkroi se nuk do të jetë prezentë në asnjërin koncert që ishte paraparë, për shkak që nuk ka vizë pune, duke humbur kështu edhe shuma të mëdha të hollash.

“NJOFTOJ GJITHE FANSAT QE JETOJNE NE AMERIKE, QE UN NUK DO JEM PREZENT NE ASNJERIN KONCERT QE JANE PARAPARË. ARSYJA ËSHTË QE NUK PATËM FATIN DHE KOHËN TË PAJISEMI ME VIZE PUNE ASHTU SI THOJNË RREGULLAT AMERIKANE”, shkroi ai./Indeksonline/