75 Mall Live Search
21:08 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / AR

Mulaj: 10 mijë herë faleminderit Istog

Kandidati nga LDK-ja për deputet Besim Mulaj ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve të Istogut për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë atij dhe partisë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore.

Mulaj theksoi përkushtimin e qytetarëve istogas ndaj vizionit të LDK-së dhe kandidaturës së Lumir Abdixhikut për kryeministër, përcjell Indeksonline.

Ai ftoi votuesit që më 9 shkurt të tregojnë fuqinë e tyre me votën për LDK-në, duke zgjedhur numrin 124 për partinë dhe 79 për kandidaturën e tij.

“10 mijë herë faleminderit, Istog! Jam i nderuar që jam Rugovist, anëtar i LDK-së, por mbi të gjitha – ISTOGAS! Faleminderit për pjesëmarrjen masive në tubimin përmbyllës zgjedhor! Pa besim s’ka ndryshim!:, u shpreh Mulaj./Indeksonline/