75 Mall Live Search
08:25 / E Enjte, 07 Mars 2024 / AR

Musliu-Shoshi reagon ndaj ambasadës së Kosovës në Dubai: Marre në çfarë deregje ka ra diplomacia jonë!

Deputetja nga rradhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas një postimi nga Ambasada e Kosovës në Dubai.

Ajo tha se ky veprim nga diplomatët e Ambasada është i jashtëligjshëm që tregon për nivelin e servilizimit dhe joprofesionalizmit.

Gjithashtu shkroi se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë veprim.

Postimi i plotë:

“MARRE!

Përbesë fort marre në cfar deregje ka ra diplomacia jonë!  Përvec që një veprim i tillë nga diplomatët e Ambasada është i jashtëligjshëm, kjo tregon për nivelin e servilizmit, joprofesionalizmit dhe me shumë dëshmon KAJEN e diplomacisë nga LVV!

Dikush do të jap përgjegjësi për këtë veprim!”./Indeksonline/