Ndeshja me Serbinë – Ekipi kombëtar i Shqipërisë gjendet në një zonë të izoluar në Nish

Në një lidhje direkte nga Serbia, gazetari Blendi Fevziu ka njoftuar se ekipi i Kombëtares shqiptare gjendet në një zonë të izoluar në Nish, më saktë 40 minuta larg nga Leskoci, ku zhvillohet ndeshja.
Fevziu njoftoi se atmosfera atje nuk është e tensionuar, anipse janë vendosur masa të forta sigurie.
“Jo nuk ka fare tensione, po të krahasosh me vitin 2014 ndeshjen e famshme të Beogradit, ku unë kam qenë prezent, është krejtësisht atmosferë tjetër. Ekipi kombëtar është i izoluar në një hotel në periferi të Nishit, diku rreth 40 minuta nga Leskoci ku do të zhvillohet ndeshja. Ka masa shumë të forta sigurie, nuk afrohet do askush, as ekipi shqiptar e delegacioni nuk janë afruar. Biletat janë ndarë me ftesa”, tha Fevziu për Klanin.
Sipas Fevziut, pas problemeve politike që ka Serbia, gjëja e fundit që ata duan është të ketë tensione në ndeshjen që zhvillohet sonte.