Në të kuqe, Mbresa duket e mrekullueshme

Pas një sezoni tejet të suksesshëm të ‘Prive’ nën moderimin e saj, Mbresa ka nisur pushimet luksoze.
Bukuroshja si çdoherë rrëmben vëmendje me stilin e saj unik si dhe bukurinë natyrale, shkruan Indeksonline.

Në Instagram ka publikuar disa fotografi ku menjëherë pas publikimit këto imazhe të reja kanë marrë vëmendjen e fansave duke e komplimentuar për paraqitjen e saj.
Jo rastësisht ka vendosur të vishet më të kuqe pasi kjo ngjyrë e thekson personalitetin e guximshëm dhe të zjarrtë që gjithmonë shkakton reaksione.

Në fotografi ajo ka pozuar me flokë të lëshuara ndërsa ka vendosur një grim të thjeshtë. Çantën dhe këpucë e sheshta i ka përzgjedhur ngjyrë nude të cilat i shkojnë shumë me veshjen.

Me këtë paraqitje e dëshmoj se di të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm më punën e saj por edhe bukurinë dhe stilin./Indeksonline/