75 Mall Live Search
19:25 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / kutia

1Nën patronatin e presidentes Osmani, së shpejti mega-kampi i basketbollit në vend

Nga 29 korrik deri më 2 gusht në Kosovë pritet të mbahet një mega-kamp i basketbollit.

Kampi organizohet nga Kosovo Heritage Basketball Academy dhe është nën patronatin e presidentes Osmani, i përkrahur edhe nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ky kamp do të sjellë në Kosovë emra të shquar në basketbollin amerikan të cilët pritet të japin këshilla profesionale dhe bagazhin e lartë që kanë në shtetin me basketbollin më të zhvilluar në botë.

Presidentja Osmani ka përkrahur organizimin e këtij kampi si një promotore e vërtetë e të rinjëve me ambicie të mëdha. Organizatore e kampit është Edona Thaqi, e cila është edhe themeluese e Akademisë së Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës si dhe ndihmëstrajnere aktuale te përfaqësuesja e Kosovës (Femrat).

KHBA do të mbahet gjatë pesë ditëve. Çdo seancë do të jetë e përbashkët, me jo më shumë se 50 kampistë për seancë. Kryetrajner do të jetë Brian S. Kriftcher, një trajner i suksesshëm i basketbollit për një shkollë të mesme prej kohësh, si dhe themeluesi i Fondacionit Rinor të Paqes Stamford, i cili përfshin programin e tij të nivelit të lartë PEACE Basketball AAU.

Pjesë e kampit do të jetë edhe Sarah Kustok e cila është analiste zyrtare në NBA. Sarah shërben si analiste e NBA, ëNBA dhe Basketbollit të Kolegjit në Fox Sports.

Në kamp do të jetë edhe Falecia Porter është bashkëthemeluese dhe drejtuese e operacioneve të biznesit në Progression Training që ndodhet në Groton, Connecticut. Ajo është gjithashtu kryetrajnere e basketbollit për femra në shkollën e mesme Robert E. Fitch.

Keith Porter, trajnere në WNbA, ish-basketbolliste profesioniste në Spanjë dhe Puerto Riko do të jetë poashtu si trajnere e kampit në Kosovë.