75 Mall Live Search
14:08 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / L A

”Nëse luan me Barçën, do luash edhe me ne”, kushti që ndezi përsëri ‘luftën’ mes Flick dhe De la Fuente

Përplasja e Barçës dhe Spanjës për Lamine Yamal po kalon limitet!

18-vjeçari, një nga talentët më të shndritshëm në Evropë, për shkak të një dëmtimi në ijë do të jetë jashtë fushës për 2–3 javë, dhe mungoi në xhiron e tetë të LA Liga, ku Barça pësoi humbjen e parë të sezonit në udhëtim te Sevilla, në të cilën ndeshje Andaluzianët triumfuan me rezultat të lartë 4-1.

Përplasjet mes Barcelonës dhe Spanjës kishin nisur qysh më herët, dhe së fundmi vetëm sa u përkeqësuan, pasi trajneri i katalunasve, Hansi Flick, dhe drejtori sportiv Deco, kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e selektorit Luis de la Fuente, për ta përfshirë Yamal në skuadrën e “La Roja” në dy ndeshjet kualifikuese kundër Gjeorgjisë më 11 tetor dhe Bullgarisë më 14 tetor.

Sipas Flick e Deco, kjo situatë është duke e vënë në rrezik përkeqësimin e dëmtimit të talentit të ri.

“Nuk shërohet brenda një jave,” tha Flick, duke nënvizuar ndjeshmërinë e menaxhimit të ngarkesës për një lojtar kaq të ri.

Megjithatë, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, e përfshiu Yamal në grup për kualifikueset e Kupës së Botës.

Raportohet se pas takimit me përzgjedhësin e Spanjës dhe kërkesës së Yamal që të mos ftohej në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese, përgjigja nga de la Fuente kishte qenë: “Nëse mund të luash në ndeshjen kundër Sevillas, atëherë do të mund të luash edhe për ne”, transmeton klankosova.tv

Ky qëndrim i drejtpërdrejtë nga selektori i Spanjës, shkaktoi kritika të shumta, ku shumica theksonin se de la Fuente nuk është duke i marrë parasysh ndryshimet në klub kundrejt kombëtares, sa i përket intensitetit të ndeshjeve, udhëtimeve dhe nevojës për rikuperim.

Më tej, kjo situatë e krijuar sidomos me kërkesën e fundit, ka ngritur pyetje të gjera mbi komunikimin dhe përgjegjësinë në futbollin modern.

Barcelona insiston se superylli i ri, luajti me dhimbje dhe madje u detyrua të përdorte ilaçe për dhimbje gjatë ndeshjeve paraprake kualifikuese me Spanjën.

Pasojat kanë implikime të mëdha, pasi që, Yamal me gjasa do të humbasë disa ndeshje si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren.

Frustrimi i Barcelonës mund të ndikojë në protokollet e ardhshme për përzgjedhjen e lojtarëve dhe raportimin e dëmtimeve, ndërsa Spanja po përballet me shqyrtime për mënyrën se si po i menaxhon talentët e rinj. Për Yamal, prioriteti është i qartë: pushim dhe rikuperim të duhur për të parandaluar probleme afatgjata.

Barcelona në mungesë të Yamal kundër Sevillas, pësoi humbjen e parë të sezonit, ndërsa po e vë në pikëpyetje paraqitjen e superyllit edhe për ‘El Clasicon’ e parë të sezonit, e cila zhvillohet më 26 tetor, në kuadër të xhiros së dhjetë në LA Liga.