75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / L A

Një kroat i famshëm po shihet si pasues i Mourinhos te Fenerbahçe

Fenerbahçe është pa trajner që nga shkarkimi i Jose Mourinhos.

Portugezi, përfundoi aventurën e tij në Turqi pas eliminimit në play-off të Ligës së Kampionëve nga Benfica.

Mirëpo pritjes së Fenerbahçes për një trajner po i vjen fundi, pasi që ka gjetur zëvëndësuesin e tij.

Sipas mediave kroate, gjiganti turk është gati të emërojë ish-trajnerin e Borussia Dortmundit, Edin Terziq.

Terziq, është i papunë që nga largimi i tij nga “Verdhezinjtë”, vitin e kaluar.

Kroati, kishte qenë fillimisht asistent në skuadra të njohura si Besiktas, West Ham dhe Dortmund.

Ai ka pasur mundësinë të bëhet trajner i “Verdhezinjëve”, duke fituar Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën si dhe po ashtu ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024./IndeksOnline/