15:22 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / AR

Një mesazh i fuqishëm vjen me dron për Vesen, fansat i kundërpërgjigjen Edones?

Ditën e sotme në oborrin e shtëpisë së famshme “Big Brother Vip Kosova” ka arritur një dron.

Disa nga banorët ishin kureshtar të shohin se për kë është dedikimi.

Ky dron është dërguar për Vesen e cila pasi vëren që është për të ndihet tejet e entuziazmuar.

“Në Vesen ne besojmë, Vesa për Presidente” shkruhet aty.

Duket se kjo është një kundërpërgjigje për Edonen, e cila ditën e djeshme deklaroi se nuk kanë qenë mike të ngushta me Vesen, ndërsa fansat kanë vendosur t’i përgjigjen në këtë mënyrë./Indeksonline/